SHBA-ja kualifikohet në fazën nokaut

0%

Shpërndaje në: SHBA-ja është kualifikuar për në fazën nokaut të Kupës së Botës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mposhtën Australinë me rezultatin 2:0. Ndeshja e zhvilluar në Seattle i takoi Grupit D. SHBA-ja i prin grupit me gjashtë pikë pas dy ndeshjeve. Australia ka tre pikë në vendin e dytë. Mbrojtësi Cameron Burgess shënoi autogol në minutën e 11-të për 1:0.

Alex Freeman realizoi për 2:0 në minutën e 43-të. Në Grupin D janë edhe Turqia dhe Paraguai, që luajnë të shtunën në orët e hershme. Në rast se Turqia mposhtet ose barazon me Paraguain, atëherë SHBA-ja e siguron kalimin e grupit nga vendi i parë. Turqia dhe Paraguai janë pa pikë.

Burimi: Koha