OBSH ngre alarmin: Ebola del jashtë kontrollit, shpërthimi mund të

0%

Shpërthimi i Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos po përkeqësohet me ritme alarmante dhe mund ta tejkalojë epideminë e Afrikës Perëndimore të viteve 2014–2016.

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka deklaruar se epidemia aktuale është tashmë e dyta më e madhe e Ebolës e regjistruar ndonjëherë dhe po përhapet më shpejt se çdo shpërthim i mëparshëm. Sipas të dhënave zyrtare të OBSH-së, janë konfirmuar 4 mijë e 449 raste, ndërsa 2 mijë e 61 persona kanë humbur jetën.

Sëmundja është përhapur në pesë provinca dhe 53 zona shëndetësore. Tedros paralajmëroi se, nëse vazhdon me ritmin aktual, epidemia mund ta tejkalojë shpërthimin e viteve 2014–2016 në Afrikën Perëndimore, i cili ishte më i madhi në histori. Situata më e rëndë është në provincën Ituri, ku janë regjistruar rreth 90 për qind e rasteve dhe 80 për qind e viktimave.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

OBSH-ja ka ngritur shqetësimin edhe për numrin e madh të vdekjeve që po ndodhin jashtë qendrave të trajtimit, çka tregon se ekzistojnë ende zinxhirë transmetimi të paidentifikuar. Organizata po zgjeron kapacitetet e trajtimit dhe gjurmimit të kontakteve, ndërsa më shumë se 21 mijë punonjës shëndetësorë komunitarë janë trajnuar për t’iu përgjigjur epidemisë.

Deri tani, 886 pacientë janë shëruar, ndërsa vaksinat specifike kundër virusit Bundibugyo, që ka shkaktuar shpërthimin aktual, vazhdojnë të jenë në fazën e testimeve. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com