Shpërndaje në: Portieri i Kepit të Gjelbër, Vozinha, do të ketë bashkim emocionues me nënën e tij para ndeshjes së radhës në Kupën e Botës. Vozinha kishte paraqitje heroike kundër Spanjës në barazimin pa gola. 40-vjeçari pas ndeshjes kishte thënë se nëna e tij nuk ka mundur të vinte në SHBA për shkak të kostove që lidheshin me vizë por edhe me sfidat e tjera logjistike.
Ditë më vonë, situata ndryshoi. Nëna e Vozinhas, Ana Candida Evora, ka konfirmuar se do të udhëtojë në Miami në kohë, për ta parë ndeshjen e Grupit H të Kepit të Gjelbër ndaj Uruguait, të dielën. “Jam shumë e lumtur”, ka thënë ajo nga shtëpia në Sao Vicente. “Do të shkojë ta përkrahë, t’i jap fuqi dhe besim. Do të shkoj ta përqafoj pas ndeshjes”.
Portieri veteran ishte lojtari më i mirë i ndeshjes ndaj Spanjës me pritje të shumta. Ai ka pasur rritje të madhe edhe në rrjetet sociale, duke marrë miliona ndjekës në platforma të ndryshme.
