Ndërpritet për herë të dytë seanca pas tensioneve në Kuvend, deputetët e PD-së nuk lëshojnë foltoren

0%

Pas pushimit për shkak tensioneve, sërish në Parlament vijon të ketë përplasje, ku deputetët e PD kanë bllokuar foltoren. Kryetari Peleshi dha 15 minuta pushim. “Mos e prishni seancën, të vijojmë procedurën. Nuk e shpërndani ju fjalën. Në zbatim të rregullores së pari duhet të uleni dhe foltorja nuk bllokohet. Nuk merret fjala me dhunë. Ju dhashë 5 minuta pushim për qetësim, për meditim.

Mos më tregua mua me gisht”, u shpreh Peleshi. /Tch

Burimi: Telegrafi