Më 19 qershor maratonë 24-orëshe rrugore, MPB me aksione ndaj shoferëve që vozisin nën ndikimin e alkoolit dhe drogës

0%

MPB Maqedoni njofton se në periudhën nga 15 deri më 21 qershor, në kuadër të aksionit evropian të ROADPOL-it, Ministria e Punëve të Brendshme, përmes stacioneve policore për siguri në komunikacionin rrugor, realizon aksione të intensifikuara kontrolluese rrugore, që fokusohen në zbulimin dhe sanksionimin e shoferëve të cilët ngasin nën ndikimin e alkoolit ose mjeteve narkotike.

“Në kuadër të këtij aksioni, më 19 qershor në mbarë territorin e shtetit do të realizohet një maratonë 24-orëshe rrugore, me prani të shtuar të patrullave policore dhe kontrolle intensive për zbulimin e këtyre llojeve të kundërvajtjeve”. “Siguria në komunikacion është përgjegjësi e përbashkët.

Prandaj, u bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të mos ulen pas timonit nëse kanë konsumuar alkool ose mjete narkotike. Një vendim i papërgjegjshëm mund të lërë pasoja të përhershme, ndërsa sjellja e përgjegjshme shpëton jetë dhe kontribuon për rrugë më të sigurta për të gjithë”, thonë nga MPB.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot