Trump tha se i bëri qejfin me fotografinë e përbashkët, reagon Meloni

0%

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, i është kundërpërgjigjur ashpër presidentit amerikan Donald Trump pas pretendimit të tij se ajo i ishte “lutur” për një fotografi gjatë samitit të fundit të G7 në Francë. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, e ku u shfaq plot mllef, Meloni tha se ishte “e tronditur” nga ato që i quajti pretendime “krejtësisht të sajuara” nga Trump.

“Nuk e di pse Presidenti i Shteteve të Bashkuara sillet në këtë mënyrë me aleatët e vet” , tha ajo. Duke folur me gazetarin italian Daniele Compatangelo për takimin e tyre në Francë, Trump citohet të ketë thënë: “Ajo ndoshta është e lumtur që fola me të. Nuk kam qenë i detyruar të flisja me të.” “Ajo m’u lut që të bëja një fotografi me të. Donte aq shumë një fotografi me mua.

Nuk do ta kisha bërë, por më erdhi keq për të”, t huhet se deklaroi ai. Marrëdhënia mes Trump dhe Melonit, dikur të afërt, është përkeqësuar muajt e fundit, pasi Roma refuzoi të mbështesë operacionet ushtarake të SHBA-së në Iran, ndërsa Trump ka kritikuar edhe Papa Leon XIV.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot