Fabjan Beqja është drejtori i ri sportiv i Flamurtarit. Mbrojtësi ka vendosur ta mbyllë si futbollist, ndërsa eksperienca e fundit ishte me Besën. I lindur në Durrës, 32-vjeçari u konsiderua talent premtues që te Teuta. Gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe me Flamurtarin e Gjilanin. Flamurtari po punon për sezonin e ri.
Më herë në ditën e sotme prezantoi Oltijon Kërnajën si trajneri i ri. Njoftimi i klubit: “Flamurtari Football Club i uron mirëseardhjen Drejtuesit të ri Sportiv të klubit, Fabian Beqja. I urojmë suksese dhe një rrugëtim të mbarë me ngjyrat kuqezi, në arritjen e objektivave të përbashkëta. Mirë se erdhe në familjen e Flamurtarit!”.
Burimi:
Bota Sot
