Oliver Jurgens nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Teutës. Sulmuesi 23-vjeçar dhe klubi nga Durrësi kanë vendosur që t’i japin fund bashkëpunimit mes tyre, duke mos rinovuar kontratën. Pikërisht kontrata e Jurgens përfundon këtë qershor dhe Teuta s’e ka në planet e sezonit të ardhshëm.
Kujtojmë që estonezi u bashkua me “Djemtë e Detit” nëntorin e shkuar, ndërsa në 19 ndeshje ka shënuar vetëm 1 gol e asistuar në 2 të tjerë. NJOFTIMI: KF Teuta njofton zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me sulmuesin Oliver Jurgens.
Klubi e falënderon lojtarin për kontributin, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë kohës së tij me fanellën blu, duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij sportive.
