Ky detaj në fanellën e gjyqtarëve në Botëror po quhet “marketingu më i zgjuar ndonjëherë”

0%

Një sponsor është vendosur në mënyrë strategjike në fanellat e çdo gjyqtari në Kupën e Botës, me logon që mbetet kryesisht e fshehur derisa arbitri të ngrejë krahët.

Në total, sipas FIFA-s, rreth gjashtë miliardë njerëz do të përfshihen në një formë apo tjetër me këtë turne veror, ndërsa më shumë se pesë milionë tifozë pritet të ndjekin ndeshjet drejtpërdrejt në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada.

Turneu i zgjeruar i FIFA-s është i garantuar për transmetim global, ndaj vendimi i Rexonas për të realizuar një nga vendosjet më strategjike të sponsorizimit në historinë e Kupës së Botës mund të rezultojë një goditje e madhe marketingu.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Siç shihet edhe në imazhet përkatëse, logoja e markës së deodorantit është vendosur direkt nën sqetullat e fanellave të gjyqtarëve, që do të thotë se ajo mbetet e padukshme gjatë pjesës më të madhe të lojës.

Quite possibly the most unusual sponsorship at this World Cup. 🤔 Rexona — a global deodorant brand and official FIFA World Cup partner — have their logo on the 4th official’s substitution boards. But look closer… it’s right under the arms. That’s right.

Every time the board… pic.twitter.com/Xctu97iAFL — REFSIX (@refsix) June 18, 2026 Por në momentin kur një gjyqtar merr një vendim të rëndësishëm, si akordimi i penalltisë, dhënia e kartonit apo ngritja e tabelës elektronike të zëvendësimeve, logoja e Rexonas bëhet qartë e dukshme për publikun.

Rexona, e njohur si Sure në Mbretërinë e Bashkuar, ka vendosur gjithashtu logon e saj edhe në tabelën e zëvendësimeve, por vendosja e reklamës në fanellën e gjyqtarëve është vlerësuar gjerësisht si një ide shumë kreative dhe efektive marketingu./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi