Fusha e lojës ndikon në ritmin dhe cilësinë e ndeshjeve të Botërorit 2026

0%

Kritikat janë shtuar pas ndeshjeve të para të zhvilluara në këtë stadium. Pas fitores 3 me 1 të Francës ndaj Senegalit, disa futbollistë të të dyja skuadrave shprehën shqetësime për gjendjen e terrenit. Mesfushori francez Adrien Rabiot deklaroi se fusha kishte nevojë për përmirësime të konsiderueshme. Sipas tij, sipërfaqja ishte shumë e fortë dhe krijonte ndjesinë e një fushe artificiale.

Edhe sulmuesi brazilian Vinicius Junior kritikoi kushtet e lojës pas barazimit 1 me 1 të Brazilit ndaj Marokut. Ai tha se temperaturat e larta e thanin shpejt fushën, duke e ngadalësuar ritmin e lojës dhe duke vështirësuar qarkullimin e topit, faktorë që mund të ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e ndeshjes dhe madje edhe në rezultatin përfundimtar.

Për Kupën e Botës, MetLife Stadium zëvendësoi tapetin e tij tradicional artificial me bar natyral. Megjithatë, përshtatja e sipërfaqes nuk ka dhënë rezultatet e pritura. Ankesat për këtë stadium nuk janë të reja. Prej vitesh, lojtarët e ekipeve të NFL-së, New York Giants dhe New York Jets, kanë ngritur shqetësime për cilësinë e fushës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Tashmë, këto probleme po marrin vëmendje edhe në skenën më të madhe të futbollit botëror. Me ndeshje të tjera të rëndësishme të planifikuara gjatë verës, organizatorët pritet të përballen me presion në rritje për të garantuar kushte më të mira loje në një nga stadiumet kryesore të turneut.

Burimi: Bota Sot