Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për fundjavën 20–, sipas të cilit vendi do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthjellët dhe me intervale me diell.
Sipas njoftimit, kushtet biometeorologjike gjatë fundjavës do të jenë përgjithësisht të favorshme për shumicën e popullatës, megjithatë temperaturat e larta gjatë orëve të mesditës mund të shkaktojnë lodhje dhe shqetësime te personat e ndjeshëm.
Indeksi UV pritet të mbetet i lartë, ndaj rekomandohet shmangia e ekspozimit të zgjatur në diell gjatë intervalit –, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat që punojnë në ambiente të hapura. Për të shtunën, 20 qershor, parashikohet mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 28 deri në 33 gradë. Era do të fryjë e lehtë nga verilindja dhe veriperëndimi. Të dielën, 21 qershor, pritet mot me diell dhe pjesërisht i vranët, me temperatura minimale 10 deri në 13 gradë dhe maksimale 28 deri në 32 gradë Celsius. Era do të jetë e lehtë nga verilindja.
Sipas IHK-së, kushtet agrometeorologjike do të jenë të favorshme për punimet bujqësore, ndërsa lagështia e mbetur në tokë nga reshjet e ditëve të kaluara pritet të ndihmojë zhvillimin e kulturave bujqësore.
