Shpërndaje në: Kolumbia mposhti Uzbekistanin 3:1 për ta nisur me fitore fushatën e saj në Kupën e Botës 2026, duke u renditur në krye të Grupit K pas ndeshjeve të para të fazës së grupeve. Ndeshja u zhvillua në mëngjesin të së enjtes në Mexico City. Daniel Munoz shënoi për epërsinë 1:0 të Kolumbisë në minutën e 40-të. Megjithatë, në pjesën e dytë, Uzbekistani shënoi golin e barazimit.
Abbosbek Fayzullayev realizoi golin e barazimit në minutën e 60-të. Pesë minuta më vonë Kolumbia shënoi golin për 2:1 nëpërmjet Luis Diazit, asistuesit të golit të parë. Në minutën e 99-te, Jaminton Campaz, shënoi golin e tretë që vulosi fitoren 3:1 të Kolumbisë.
Burimi:
Koha
