27 protestues janë vënë në hetim nga policia e Tiranës për shkak të tubimit të zhvilluar dje në Tiranë. Sipas njoftimit zyrtar, qytetarët kanë prishur rendin si dhe kanë bllokuar akset rrugore në tejkalim të orarit dhe perimetrit të njoftuar për zhvillimin e protestës.
“Tiranë Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në lidhje me tubimin e zhvilluar më datë , në Tiranë, janë identifikuar dhe proceduar penalisht 27 shtetas, të dyshuar të përfshirë gjatë tubimit, në veprime që cenojnë rendin dhe sigurinë publike. Konkretisht, janë proceduar shtetasit: S., 44 vjeç; E. M., 23 vjeç; A.
H., 51 vjeç; K. Gj., 18 vjeç; R. M., 21 vjeç; M. D., 22 vjeç; A. Gj., 19 vjeç; E. Y., 21 vjeç; J. B., 26 vjeç; A. G., 26 vjeç; A. M., 38 vjeç; Th. D., 19 vjeç; K. D., 21 vjeç; E. M., 30 vjeç; A. M., 19 vjeç; I. H., 50 vjeç; B. H., 34 vjeç; Sh. B., 33 vjeç; V. D., 30 vjeç; R. S., 21 vjeç; E. Q., 21 vjeç; Xh. P., 27 vjeç; B. K., 35 vjeç; I. Rr., 29 vjeç; D. K., 31 vjeçe; E.
K., 31 vjeçe dhe E. K., 32 vjeç. Këta shtetas kanë shkaktuar pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit, si dhe shqetësim për rendin dhe qetësinë publike, duke orientuar qytetarët pjesëmarrës në tubim, për të lëvizur në akse të shumta të kryeqytetit, në tejkalim të orarit dhe perimetrit të lëvizjes të njoftuar zyrtarisht. Gjithashtu, është sekuestruar dhe 1 automjet.
Vijon puna për identifikimin dhe procedimin e shtetasve të tjerë, përgjegjës për veprime të kundërligjshme gjatë tubimit. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Tiranës, për veprime të metejshme.
Policia e Tiranës apelon për organizatorët e tubimit dhe pjesëmarrësit në të, që të respektojnë orarin dhe itinerarin e njoftuar për zhvillimin e tubimit, për të mos bllokuar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe automjeteve, jashtë perimetrit të tubimit”, thuhet në njoftimin e policisë.
