Ahmeti për Testin e Maturës: Mësimdhënësit që mundësojnë kopjim, nuk e meritojnë licencën

0%

Shpërndaje në: Agon Ahmeti, drejtor i organizatës ETEA, ka vlerësuar se ashpërsimi i gjobave për kopjim në Testin e Maturës, nuk është masë e mjaftueshme për ta ndaluar këtë fenomen negativ. Sipas tij, Ligji është dashur të përfshijë edhe pikën që administratorëve që tolerojnë ose mundësojnë kopjim, t’u merret licenca e mësimdhënies.

Rreth 20 mijë nxënës të shkollave të mesme të larta do t’i nënshtrohen të shtunës Testit të Maturës. Grupet e kopjimit, siç është bërë traditë, tashmë janë mobilizuar. Dallimi sivjet është se me Ligjin e ri, përfshihen masa më të ashpra që parashohin gjoba deri nga 1 mijë deri në 2 mijë euro për persona fizikë, kurse ata juridikë nga 5 mijë deri në 20 mijë euro.

“A mjafton ashpërsimi i gjobave? Konsideroj se jo, sepse edhe nëse marrim për bazë ligjin e kaluar, kemi pasur në një studim që kemi bërë më 2024, deri atë kohë kemi identifikuar që vetëm 16 raste prej 2007-s ishin dënime me gjobë për administratorët. Edhe ato të gjitha me kriterin minimal sepse diferenca ishte 300 deri 500.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pres që situata e ngjashme të vazhdojë tutje”, ka thënë Ahmeti në “Interaktiv” të KTV-së. Ai ka thënë se në shoqëri bëhen mobilizim për të ndihmuar nxënësit në Test të Maturës me supozimin se po bëjnë mirë. Megjithatë, ai ka vlerësuar se kjo është krejt në dëm të nxënësve. Sipas tij, në këtë fenomen kanë gisht edhe mësimdhënësit.

E ai ka thënë se për ata që ndihmojnë në kopjim duhet të ketë masa më të ashpra. “Nëse i kthehemi vitit 2024, si gjetje konkrete, ka qenë një grup ‘Matura 2024’ me 7602 anëtarë apo rreth 42 për qind të nxënësve. Pas provimit, kanë arritur apo ka raportuar Ministria, që vetëm 79 nxënës janë përjashtuar nga provimi për përdorim të telefonit apo më pak se 0.5 për qind.

Pra dispropocion i madh… Personalisht mendoj, por edhe në bazë të fokus-grupeve që kemi mbajtur, një administrator që dëshiron të jetë në krye të detyrës, është e pamundshme që nxënësit të kopjojnë sepse janë rreth 15 nxënës në klasë. Edhe nëse ka telefona është tejet e vështirë nëse administratorët janë në krye të detyrës.

Pra kjo nënkupton që vetë ata e tolerojnë në njërën ose mënyrën tjetër e shpesh edhe e mundësojnë qëllimshëm duke e larguar nga klasa për një periudhë… Ndryshimet në ligj është dashur të përmbajnë edhe masën e tërheqjes apo të përhershme të licencës së mësimdhënësit pasi administratorët janë kryesisht mësimdhënës.

Pasi ata administratorë që tolerojnë ose mundësojnë kopjimin këtë mashtrim masiv nuk e meritojnë licencën e mësimdhënësit tutje”, ka thënë tutje ai. Ahmeti po ashtu ka thënë se në disa matje të kryera, 9 nga 10 nxënës rezultojnë se e përdorin inteligjencën artificiale për detyra. Sipas tij, kjo nuk duhet të shihet negativisht, por edhe si hapësirë për përmirësime në sistem.

Burimi: Koha