Pasi kishte befasuar me fitore ndaj Rumanisë fundjavën e kaluar, Mali i Zi në volejboll për femra u ndal në mënyrë të papritur nga Kosova në Prishtinë. “Vashat e drejtuara nga Jovo Cakoviq konsideroheshin favorite, por pësuan humbje të thellë me rezultat 3:0 (, , ), duke i dhënë fund serisë prej tri fitoreve radhazi në Ligën Evropiane të CEV-it.
Ndeshja, e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, zgjati rreth një orë e gjysmë dhe u dominua pothuajse gjatë gjithë kohës nga Kosova, ndërsa malazezet bënë shumë gabime. Periudha më e mirë e lojës për Malin e Zi ishte në mesin e setit të dytë, kur krijoi epërsi 13:8 pas një serie prej 5:0 pikësh. Avantazhi më i madh ishte , por më pas pasoi rënia në lojë.
Kosova reagoi me pesë pikë radhazi dhe më vonë përmbysi rezultatin, duke kaluar në epërsi . Seti i dytë përfundoi për ekipin vendas. Në setin e tretë, Kosova ishte edhe më bindëse. Volejbollistet kosovare fituan shumë pikë pa përgjigje dhe në fund vulosën fitoren me dhjetë pikë diferencë, . Te Mali i Zi, më e dalluara ishte Dijana Vukoviq me 15 pikë, ndërsa Mina Dragoviq realizoi tetë.
Sashka Gjuroviq shtoi shtatë pikë, ndërsa Simona Petranoviq dhe Teodora Çaviq nga gjashtë secila. Kosova u udhëhoq nga Dhurata Sulejmani me 14 pikë dhe Loresa Avdyli me 13, duke qenë më meritorët për fitoren e rëndësishme të ekipit vendas.
Malazezet do ta mbyllin edicionin e sivjetmë të Ligës Evropiane me ndeshjen kundër Hungarisë, e cila ende nuk njeh humbje, të shtunën nga ora :, shkruan media malazeze “Vijesti”. Kosova – Mali i Zi 3:0 (, , ) Prishtinë, shikues: 100. Gjyqtarë: Vlastimil Kovarzh (Çekia) dhe Istref Elezaj (Kosova). Kosova: Z. Kadriu, B. Kadriu 4, Kalludra 1, Avdyli, Guri, V.
Kadriu, Krasniqi, Gashani, Begaj, Iljazi (libero), Neziri, Sulejmani, Llugaliu, Mehmeti (libero). Mali i Zi: Çuroviq, Cenoviq (libero), Shushiq, Çaviç, Jovoviq, Pekoviq, Vukoviq, Petranoviq, Veliçkoviq (libero), Vukçeviq, Rakoçeviq, Popoviq, Koprivica, Dragoviq.
