Abazi i bashkohet Kamjanit

0%

Skuadra shqiptare Kamjani është përforcuar për edicionin e ri. Synimi i skuadrës shqiptare është që të debutojë në mënyrën më të mirë në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut në futboll. “Kamjani vazhdon përforcimet për sezonin e ri 2026/2027 në Ligën e II-të! Bujar Abazi është përforcimi më i ri i klubit tonë në repartin e portës.

Bujari është një portier me cilësi të dëshmuara, i cili ka kaluar nëpër të gjitha kategoritë e Akademisë së Shkëndijës, ndërsa më pas ka qenë pjesë edhe e KF Gostivarit në Ligën e Parë. Me përvojën, profesionalizmin dhe cilësitë e tij, besojmë se do të jetë një vlerë e madhe për ekipin tonë dhe një garanci më shumë në mbrojtjen e portës së KF Kamjani.

Objektivat tona janë të mëdha dhe jemi të bindur se Bujari do të japë kontribut të rëndësishëm në sezonin tonë të parë në Ligën e II-të”, njofton KF Kamjani.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot