Për 40 milionë euro, Liverpool ka bërë blerjen e parë të erës “Iraola”, trajnerit spanjoll që mori drejtimin e skuadrës së njohur angleze vetëm pak kohë më parë, duke zëvendësuar holandezin Slot. Victor Muñoz është zyrtarisht lojtar i “The Reds”. Sulmuesi i blerë nga Osasuna aktualisht është i impenjuar me kombëtaren spanjolle në Botërorin 2026.
Lojtari i lindur në vitin 2003 luan si sulmues krahu, ose pas shpinës së sulmuesit kryesor. Ai ka firmosur një kontratë disavjeçare me Liverpool, që gjatë merkatos së verës me siguri do të bëjë të tjera goditje për të kompletuar grupin.
Burimi:
Bota Sot
