Dy miqësoret ndaj Maqedonisë së Veriut, publikohet lista e Shqipërisë U-15

0%

Trajneri i Kombëtares U-15, Genti Mahmuti, ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet miqësore që kuqezinjtë do të zhvillojnë ndaj Maqedonisë së Veriut U-15. Ndeshja e parë do të luhet më 22 qershor, në ora , në aneksi i stadiumit “Skënderbeu” në Korçë, ndërsa takimi i dytë do të zhvillohet më 24 qershor, në ora , në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër.

Lista e futbollistëve të ftuar për këtë grumbullim përfshin lojtarë që aktivizohen në akademi dhe klube të njohura europiane si Düsseldorf, Pontedera, Wolverhampton, Fiorentina, Sevilla, Atalanta dhe BK Häcken. Njëkohësisht, pjesë e ekipit janë edhe talentet që zhvillohen në Shqipëri, kryesisht në akademinë e FSHF-së, Elite Youth Development.

Lista e lojtarëve të grumbulluar: Portierë: Valerio Alijaj, Besardo Ndoj Mbrojtës: Elez Elqeni, Denian Avdylaj, Dejvis Mesiti, Noseld Bahushi, Romeo Hazizaj, Alesio Gjomarkaj Mesfushorë: Redjon Margjeka, Elio Tavani, Enea Cela, Kledi Dida, Matias Mehmeti, Gean Ramadani, Elio Mera, Enea Taci Sulmues: Santjago Perkola, Endi Peculi, Adrian Sina, Samuel Prendi, Albion Qorraj Dy ndeshjet ndaj Maqedonisë së Veriut do t’i shërbejnë stafit teknik për të vlerësuar nga afër futbollistët e kësaj grupmoshe dhe për të vijuar procesin e ndërtimit të ekipit kombëtar, duke u dhënë mundësi talenteve të spikatura brenda dhe jashtë vendit të fitojnë eksperiencë në arenën ndërkombëtare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot