Tre në pranga për vjedhje të pyllit në Zubin Potok

0%

Të martën rreth orës , njësia policore e Zubin Potokut, ka arrestuar tre persona për vjedhje të pyllit në pjesën e maleve të Moknes. Sipas njoftimit të policisë, në fshatin Mokra Gora, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në tri lokacione të ndryshme kanë hasur në personat e dyshuar dhe kanë sekuestruar: 2 automjete – kombi, 1 traktor me rimorkio dhe 6 motorë sharra. Të dyshuarit pasi janë prangosur janë intervistuar nga hetuesit policorë. Pas përfundimit të procedurave të nevojshme, me urdhër të prokurorit të shtetit, të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tyre janë iniciuar tri raste të ndara, vepër penale ‘vjedhje e pyllit’

Burimi: Bota Sot