Bosnja e Hercegovina nesër (21.00) vazhdon garat në Kampionatin Botëror me përballjen ndaj Zvicrës. “Ekipi i SportSport nga Bosnja ndodhet në Los Angeles para ndeshjes mes Bosnjë e Hercegovinës dhe Zvicrës, ku ka realizuar disa biseda interesante me tifozë boshnjakë dhe zviceranë”, s hkruan media boshnjake “Sportsport:. Një tifoz zviceran vlerësoi kundërshtarin e nesërm: “Do të jetë shumë e vështirë. Bosnja dhe Hercegovina është një skuadër shumë e mirë”. Kur u pyet për rezultatin e ndeshjes, ai tha: “Mendoj se Zvicra do të fitojë. Është e komplikuar. Ndoshta 1:0 ose 2:1 për Zvicrën, por mund të përfundojë edhe baras”. Sa u përket futbollistëve të preferuar, tifozi tha: “Ruben Vargas, Granit Xhaka janë lojtarët e mi të preferuar zviceranë. Sa i përket Bosnjës, më pëlqejnë Edin Xheko dhe Miralem Pjaniq”. Më pas, gazetari bisedoi me tifozët e Bosnjë e Hercegovinës. “2:1 për Bosnjën dhe Hercegovinën. Mendoj se në pjesën e dytë do të futet Xheko dhe do ta tregojë forcën e tij. ‘Babuka’ do të shënojë dhe ne do ta fitojmë ndeshjen”, tha njëri prej tyre. Duke komentuar paraqitjen në ndeshjen e parë, një tifoz shtoi: “Mendoj se luajtën shumë mirë. Do të doja që tifozët ta linin pak të qetë Ermedin Demiroviq. Besoj se ai dhe Xheko do të shënojnë kundër Zvicrës”. Tifozët zbuluan gjithashtu se biletat i kanë kushtuar 500 dollarë secila. “Nesër do të jemi me tifozët e BHFanaticos. Shpresojmë në fitore.” Për talentet e reja të Bosnjës, ata thanë: “Na pëlqejnë këta djem të rinj – Esmir Bajraktareviq dhe Adrian Allajbegoviq. Jemi krenarë për ta dhe presim shumë prej tyre”.
