Përgjaken rrugët në vend, një viktimë dhe nëntë të plagosur në

0%

Gjashtë aksidente janë shënuar këtë të hënë të gushtit, me pasojë 9 të plagosur dhe një viktimë. Në mesditë, një aksident i rëndë u shënua në aksin rrugor Fier–Lushnjë, pranë fshatit Vajkan, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe kanë përfunduar në kanalin anësor të autostradës.

Përplasja e fortë ka shkaktuar plagosjen e katër personave, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit. Pak minuta më pas, një tjetër aksident zinxhir u regjistrua në autostradën Durrës–Tiranë, pak para Sukthit, në drejtim të Tiranës.

Shtatë automjete u përfshinë në aksident, por, për fat të mirë, u shënuan vetëm dëme materiale, duke shkaktuar gjithashtu radhë të gjata automjetesh. Ndërkohë, një tjetër aksident u shënua rreth orës në hyrje të fshatit Stan-Karbunarë, në aksin e vjetër rrugor nacional Lushnjë–Berat.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Automjeti me të cilin udhëtonte një 28-vjeçare është përplasur me barrierat anësore të një ure dhe, pas disa rrotullimeve, ka përfunduar i kthyer në njërën anë, në mes të rrugës. Si pasojë e aksidentit, drejtuesja e mjetit është transportuar me urgjencë në Spitalin e Lushnjës për ndihmë mjekësore.

Në lagjen Sheq i Madh, në Fier, një tjetër aksident la të plagosur drejtuesin e një motomjeti, i cili u përplas me një automjet. Në orët e mbrëmjes, një 20-vjeçar, Antonio Mateli, ka gjetur vdekjen pasi mjeti me të cilin udhëtonte si pasagjer ka dalë nga rruga dhe është aksidentuar.

“Rreth orës , në rrugën e Plazhit, në zonën e Lagunës, Ksamil, një automjet tip ‘Benz’, me drejtues shtetasin A. Gj., rreth 22 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje pasagjeri i automjetit, shtetasi A. M., rreth 20 vjeç.

Drejtuesi i automjetit është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe, sipas informacionit paraprak, ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia. Ndërkohë, pak pas orës , tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur pas aksidentit të ndodhur në aksin nacional Elbasan–Cërrik, ku një automjet dhe një furgon janë përplasur me njëri-tjetrin.

Burimi: Bota Sot