Posch i Austrisë dyshohet se e ka thyer nofullën

0%

Shpërndaje në: Te Përfaqësuesja e Austrisë janë shprehur të shqetësuar me gjendjen e mbrojtësit Stefan Posch, pas fitores ndaj Jordanisë 3:1 në ndeshjen hapëse. 29-vjeçari rrezikon ta humb Botërorin. Ai u lëndua në fytyrë në minutat e fundit të ndeshjes. Përzgjedhësi Ralf Rangnick ka theksuar pas ndeshjes se nëse ekziston lëndimi i thyerjes së nofullës, ai do të mungojë në gjithë turneun. Përveç Poschit, lëndim ndaj Jordanisë pësoi edhe kapiteni David Alaba. Qendërmbrojtësi u zëvendësua nga Kevin Danso në minutën e 59-të.

Burimi: Koha