Portugali-R.D. Kongo do të jetë ndeshja e parë e grupit K, për Kupën e Botës 2026. Luzitanët e drejtuar nga Roberto Martinez vijnë si favoritët e mëdhënj jo vetëm në këtë takim, por dhe si një ndër ekipet pretendente për të fituar trofeun në fund. Portugalia do të zbresë në fushë me skemën 4-2-3-1: Costa; Cancelo, Araujo, Veiga, Mendes; Vitinha, Neves; Silva, Fernandes, Neto; Ronaldo Ndërkohë, Republika Demokratike e Kongos rikthehet në Botëror pas 52 vitesh mungesë. Sot e nis me këtë formacion zyrtar: Mpasi; Wan-Bissaka, Kapuadi, Tuanzebe, Mbemba, Masuaku; Moutoussamy, Kayembe, Mukau; Wissa, Bakambu. Ndeshja tjetër e këtij grupi mes Kolumbisë dhe Uzbekistanit do të luhet në orët e para të mëngjesit të nesërm.
