Para ndeshjes Angli – Kroaci, Tuchel veçon një lojtar kroat

0%

Kroacia sonte (22.00) do ta nisë rrugëtimin e saj në Kampionatin Botëror me ndeshjen ndaj Anglisë, ndërsa përzgjedhësi i Anglisë, Thomas Tuchel, ka folur me shumë respekt për kundërshtarin. Takimi me rivalin e njohur nis në orën dhe pritshmëritë janë të mëdha në të dy kampet. Tuchel e cilësoi Kroacinë si një komb të madh futbolli dhe një kundërshtar shumë të fortë. Gjatë konferencës për media, gjermani veçoi në mënyrë të veçantë veteranin Ivan Perishiq, i cili pavarësisht moshës 37-vjeçare vazhdon të jetë një armë e rëndësishme e kroatëve pas një sezoni shumë të mirë me PSV Eindhoven. “Kanë edhe Perishiqin, i cili është gjithmonë kërcënim me krosimet e tij. Ai është një nga krosuesit më të rrezikshëm në futbollin botëror. Mund të krosojë me këmbën e majtë, me të djathtën, madje nuk ka nevojë as për shumë hapësirë për ta dërguar topin në zonë. Kjo është e pabesueshme. Gjithashtu janë shumë të fortë në situatat e ndërprerjeve ”, tha Tuchel. Ai foli edhe për boshtin e ekipit kroat, duke vlerësuar përvojën e mesfushorëve Luka Modriçi dhe Mateo Kovaçiç. “Nga tresha e mesfushës që përbënte bërthamën e Kroacisë kanë mbetur vetëm Modriç dhe Kovaçiç. Tani luajnë si dyshe në mesfushë. Para tyre lëvizin futbollistë me role fleksibile dhe mbrojtës krahu ofensivë. Megjithatë, zemra e skuadrës vazhdojnë të jenë Modriç dhe Kovaçiç. Është një ekip me shumë përvojë, me një trajner me përvojë dhe me mentalitet të fortë në ndeshjet eliminatore të turneve të mëdha. Kroacia është një komb futbolli i klasit të lartë dhe një kundërshtar shumë i fortë. Presim që të luajnë me tre mbrojtës në vijën e fundit”, u shpreh Tuchel.

Burimi: Bota Sot