Shpërndaje në: Të mërkurën pritet përfundimi i numërimit të votave nga zgjedhjet e 7 qershorit. E përderisa numërimi është krejt në fund, emrat e 100 deputetëve të legjislaturës së 11-të pothuajse janë konfirmuar. Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 53 ulëse në mesin e 100 deputetëve shqiptarë. Partia Demokratike e Kosovës deri tash ka 22 ulëse, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 18 mandate. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mbetet partia e katërt më e madhe me 7 ulëse. Ndryshimet në mandate u përcaktuan nga vota e diasporës. Nga numërimi i rreth 100 mijë votave, diaspora ia shtoi pesë ulëse VV-së nga numërimi preliminar nga vendvotimet në Kosovë. E pësuan të tri partitë tjera që humbën ulëse. Lista e deputetëve: Vetëvendosje në krahasim me zgjedhjet e 28 dhjetorit, ka humbur katër mandate. Votat i kanë lënë jashtë 17 deputetë që e ushtronin këtë funksion deri tash (Naim Bardiqi, Fitim Haziri, Ilir Qeriqi, Egzon Azemi, Mimoza Shala, Luan Aliu, Arsim Ademi, Fatos Geci, Ejup Ahmeti, Arijeta Rexhepi, Fahrush Rexhepi, Bylbyl Sokoli, Bajram Mavriqi, Enver Dugolli, Avdullah Klinaku, Rozeta Hajdari, Mytaher Haskuka) Megjithatë, një pjesë e tyre mund të rikthehen nëse VV-ja formon qeverinë dhe disa deputetë lëshojnë postet për t’u bërë ministra. LVV: 1. Albin Kurti – 318,536 vota 2. Glauk Konjufca – 259,470 vota 3. Albulena Haxhiu – 161,909 vota 4. Hekuran Murati – 135,226 vota 5. Donika Gërvalla-Schwarz – 129,300 vota 6. Xhelal Sveçla – 107,197 vota 7. Avni Dehari – 87,577 vota 8. Ejup Maqedonci – 87,566 vota 9. Hajrulla Çeku – 87,220 vota 10. Mimoza Kusari Lila – 81,227 vota 11. Shqipe Mehmeti Selimi – 57,967 vota 12. Andin Hoti – 55,348 vota 13. Ilir Kërçeli – 52,192 vota 14. Arben Vitia – 51,923 vota 15. Saranda Bogujevci – 39,318 vota 16. Osman Musliu – 36,492 vota 17. Nezir Kraki – 35,137 vota 18. Alban Bajrami – 32,069 vota 19. Arton Konushevci – 31,764 vota 20. Edona Llalloshi – 31,118 vota 21. Mefail Bajqinovci – 31,063 vota 22. Ardian Gola – 29,204 vota 23. Armend Baloku – 25,559 vota 24. Armend Muja – 25,508 vota 25. Arbëreshë Kryeziu Hyseni – 25,308 vota 26. Arbër Rexhaj – 24,558 vota 27. Rufki Suma – 24,019 vota 28. Blerim Gashi – 23,878 vota 29. Fitore Pacolli Dalipi – 23,850 vota 30. Artane Rizvanolli Berisha – 23,513 vota 31. Adriana Matoshi – 23,278 vota 32. Agim Bahtiri – 22,348 vota 33. Arjeta Fejza – 22,093 vota 34. Taulant Kelmendi – 20,879 vota 35. Arbërie Nagavci – 20,478 vota 36. Krenare Çerkini – 20,317 vota 37. Dimal Basha – 19,677 vota 38. Liza Gashi – 19,610 vota 39. Labinotë Demi Murtezi – 18,722 vota 40. Artan Abrashi – 18,305 vota 41. Adnan Rrustemi – 18,016 vota 42. Adelina Grainca – 17,217 vota 43. Valon Ramadani – 17,158 vota 44. Salih Zyba – 16,313 vota 45. Enver Haliti – 15,785 vota 46. Fatmire Kollçaku – 15,603 vota 47. Valon Hoti – 15,586 vota 48. Valon Peci – 15,500 vota 49. Drita Pajaziti – 15,344 vota 50. Sylejman Meholli – 15,191 vota 51. Jeton Raka – 15,122 vota 52. Vigan Qorrolli – 14,945 vota 53. Fjolla Ujkani – 14,871 vota Te PDK-ja deputet është rikthyer Rrustem Mustafa. Ndërsa Eliza Hoxha dhe Ariana Musliu-Shoshi kanë zënë vendet falë kuotës gjinore. PDK: 1. Bedri Hamza – 125,230 vota 2. Përparim Gruda – 77,754 vota 3. Arian Tahiri – 67,168 vota 4. Uran Ismaili – 62,385 vota 5. Vlora Çitaku – 43,224 vota 6. Sala Jashari – 41,173 vota 7. Ganimete Musliu – 32,645 vota 8. Enver Hoxhaj – 30,390 vota 9. Arben Mustafa – 29,892 vota 10. Rrahman Rama – 28,727 vota 11. Mërgim Lushtaku – 27,700 vota 12. Elmi Reçica – 23,627 vota 13. Besa Kabashi Ramaj – 23,232 vota 14. Jakup Nura – 22,607 vota 15. Eman Rrahmani – 22,475 vota 16. Altin Krasniqi – 22,316 vota 17. Artan Behrami – 21,272 vota 18. Fadil Demaku – 21,084 vota 19. Blerta Deliu Kodra – 20,396 vota 20. Rrustem Mustafa – 20,353 vota 21. Eliza Hoxha – 19,720 vota 22. Ariana Musliu Shoshi – 18,305 Vota Në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës kandidatja për presidente Vjosa Osmani prin, por nga lista që ajo e përfshiu në LDK ka hyrë vetëm edhe Albena Reshitaj. Nëse ndryshon lista deri në fund, te LDK-ja mund të hyjë edhe Jeta Statovci. Te LDK-ja janë kthyer Arben Gashi dhe Paris Guri. LDK: 1. Vjosa Osmani Sadriu – 91,089 vota 2. Lumir Abdixhiku – 82,842 vota 3. Doarsa Kica Xhelili – 65,217 vota 4. Hykmete Bajrami – 53,017 vota 5. Avdullah Hoti – 49,271 vota 6. Ukë Rugova – 41,500 vota 7. Kujtim Shala – 40,470 vota 8. Anton Quni – 33,455 vota 9. Lutfi Haziri – 29,678 vota 10. Armend Zemaj – 29,095 vota 11. Besian Mustafa – 27,350 vota 12. Janina Ymeri – 27,100 vota 13. Ermal Sadiku – 26,823 vota 14. Jehona Lushaku Sadriu – 25,448 vota 15. Arben Gashi – 20,510 vota 16. Albena Reshitaj – 19,371 vota 17. Fadil Hadergjonaj – 18,985 vota 18. Paris Guri – 16,024 vota AAK-ja ka rritur numrin e deputetëve për një. E për shkak se Ardian Gjini dhe Daut Haradinaj që kanë siguruar ulëset, kanë paralajmëruar mosqëndrimin në Kuvend, ulëset e tyre pritet të zihen nga Bekë Berisha dhe Burim Ramadani. AAK: 1. Ardian Gjini – 43,967 vota 2. Ramush Haradinaj – 39,862 vota 3. Daut Haradinaj – 30,471 vota 4. Besnik Tahiri – 26,728 vota 5. Time Kadrijaj – 18,581 vota 6. Albana Bytyqi – 10,250 vota 7. Teuta Haxhiu – 9690 vota
