Nela: Ende ka shpresë që protesta të ketë sukses, por duhen ndryshime…

0%

Protestat kundër ndërtimeve në zonën e mbrojtur të Zvërnecit po marrin përmasa gjithnjë e më të mëdha në Shqipëri. Ajo që nisi si një reagim qytetar për mbrojtjen e mjedisit dhe kundërshtimin e projekteve që, sipas aktivistëve, rrezikojnë ekosistemin dhe pasuritë natyrore të zonës, tashmë është shndërruar në një lëvizje më të gjerë me kërkesa politike. Në tubimet e zhvilluara në Tiranë dhe në Zvërnec, protestuesit kanë kërkuar jo vetëm ndalimin e ndërtimeve, por edhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar qeverinë për mungesë transparence dhe shpërfillje të interesit publik. Me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë, ata kanë paralajmëruar vazhdimin e protestave, duke e kthyer çështjen e Zvërnecit në një nga debatet më të nxehta publike në vend. Publicisti shqiptar Milaim Nela, në një prononcim për “Bota sot”, ka komnetuar këtë çështje. Ai ka kritikuar zhvillimet e fundit të protestave në Shqipëri, duke thënë se pas një pjesëmarrjeje të madhe në ditën e 14-të, dy ditët e fundit kanë qenë zhgënjyese për shkak të rënies së numrit të protestuesve. Sipas tij, në protesta janë shfaqur elemente dhe parulla që nuk lidhen me realitetin politik shqiptar, ndërsa ka akuzuar organizatorët për ndikime nga grupe të ndryshme politike. Nela vlerëson se fokusi i protestuesve po drejtohet më shumë kundër opozitës sesa kundër qeverisë, duke e cilësuar lëvizjen si një përzierje të agjendave të ndryshme politike. “Në ditën e 14-të të protestave mendova se vërtet po ndodh ajo që çdo shqiptar pret e dëshiron! Kjo pasi masiviteti i saj ishte vërtet i madh e i paparë për kohë shumë të gjatê në rrugët e Tiranës! Dy ditët e fundit janë vërtet dëshpëruese e zhgënjyese! Jo vetëm numri i njerërze ka rënë por ēshtë bërë me e qartë axhenda mllef shkarkuese sorosiane! – Një kandidat burgu diasporist që mbetet kandidat burgu (pavarësisht se akoma nuk është paditur) u shfaq në foltoren e protestave si përfaqësues i diasporës ku bëri thirrje për fshirje të klasës së vjetër politike por edhe u shfaq me nje nga organizatorët e protestës në një ambjent më të qetë! – protestuesit u lëshuan rrugëve jashtë Tiranës natën në një udhetim rraskapitës e të pakuptimtë ku përvec të tjerave rrezikojnë edhe jetën! – në protesta apo në dirigjimin e tyre janë shfaqur parulla si ‘Albin Kurti’ Albin Kurti, ‘UÇK UÇK’ të cilat janë totalisht pa sens në kontekstin politik të Shqipërisë Londineze! Nē fakt këto lëshohen nga specialistë e Rames për ti thënë Europës dhe SHBA-se se Shqipëria rrezikon stabilitetin e rajonit nëse protesta vazhdon! – theksi i thirrjeve dhe mllefit drejtohet më shumë ndaj opozitës se ndaj pushtetit për fat të keq! Parulla më dominuese përveç asaj kryesores është “opozitë e shitur”! Hulumtova pak për shembull emrat që drejtojnë protestën në Londër dhe më rezultojnë eksponentë dhe militantë të partisë së Lapajt dhe Nismës ‘Thurje’ të Endri Shabanit! Por ka edhe njerëz të Arlind Qorit! Ligjërimi politik, paruĺlat e pankartat janë një turli e perzier e njrëzve të Veliajt, Qorit, Lapajt, Vetevendosjes së Tiranës dhe klanit të Lul Bashës e Salianjit në PD-ne e sotme”, u shpreh ai. Nela ka deklaruar se qeveria e Edi Ramës po përpiqet ta mbajë nën kontroll protestën përmes sondazheve dhe debatit publik, ndërsa ka kritikuar edhe idenë për eliminimin e partive tradicionale, duke e quajtur të parealizueshme. Ai paralajmëron se protesta mund të dështojë nëse nuk artikulon kërkesa të qarta dhe nuk zgjerohet, por shton se ende ekziston mundësia që ajo të arrijë sukses. “ Edi Rama dhe patronazhistët e tij janë hedhur në sulm të gjerë që protesta të mos ju dalë nga kontrolli; Hidhen “sondazhe” pa fund e analistë në media për të arësyetuar “investimin” Amerikan dhe “leverdinë” e madhe që ka Shqipëria nga ky investim! Bëhet diversion me “ikje të neomalësores” nga PS gjë që kanë filluar ta besojne e eksitohen edhe eksponente të radhëve të para të opozites! E kjo është alarmante! Duket tejet romantike fshirja e partive të vjetra siç i quajnë ata por në realitet kjo është një budallallëk me brirë sepse nuk mund të ndodhë! — Nëse nuk dilet me kerkesa të qarta me afat, të hiqet dorë nga narrativa antipozitare e protesta të zgjerohet e përshkallëzohet gjatë ditës para kryeministrisë kam frikë se do të përsëritet skenari i 2018es e dëmi që do i behej shqiptareve po të dështonte do të ishte i paimagjinueshëm! Akoma ka mundësi që të mos dështojë! Të paktën teorikisht!”, përfundon ai për “Bota sot”.

Burimi: Bota Sot