Plagoset një person në Prishtinë

0%

Shpërndaje në: Një person është plagosur në Prishtinë mbrëmjen e së martës. Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar për KOHËN se i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor, ndërkaq rasti po hetohet. Nuk dihen ende motivet e rastit. “Mbrëmë rreth orës , Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Feriz Guri’ në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë vend është i lënduar një person, që dyshohet nga arma e zjarrit dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Njësitet relevante në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë duke ndërmarrë veprime të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Burimi: Koha