Messi e bëri Scalonin të qante

0%

Shpërndaje në: Nata e veçantë e Lionel Messit, e mbyllur me “hat-trick” kundër Algjerisë në fitoren 3:0, e bëri përzgjedhësin e Argjentinës, Lionel Scaloni të qante. Edhe pse nuk u shfaq në transmetim, Scaloni u kap në kamera dukshëm i emocionuar kur Messi doli nga fusha dhe Nicolas Paz hyri në lojë në vend të tij, 35 minuta pas fillimit të pjesës së dytë. Scaloni e priti në stol me lot në sy dhe e përqafoi fort Messin, i cili barazoi rekordin e Miroslav Kloses për gola të shënuar në Kupat e Botës.

Burimi: Koha