Kryemjeshtri Kuka flet për lavdinë olimpike që u ndërtua me mund

0%

Shpërndaje në: Në pjesën e fundit të serisë me tri shkrime “Të ndërtosh Ferrari”, kryemjeshtri i xhudos, Driton Kuka, ka folur për çështje të ndryshme – nga lavdia në Lojërat Olimpike e deri te stresi që thuajse e ka shkatërruar. Kuka ka shpjeguar në detaje për Unionin Evropian të Xhudos (EJU), në intervistën e gjatë, se nuk ka reshtur së kërkuari “të përkryerën”. Nxënësit e Driton Kukës kanë fituar pesë medalje olimpike në tri Olimpiada. Kuka ka theksuar se tani mundohet të kalojë më shumë kohë me familjen e tij, pasi ka sakrifikuar shumë duke qëndruar larg familjes, i angazhuar në gara me xhudistë. Ai ka treguar edhe se është shumë emocionuese kur sportistët elitarë i japin fund angazhimit aktiv. E ka përmendur edhe rastin e Majlinda Kelmendit. Toni ka përmendur edhe shumë aspekte, por gëzimin më të madh e ka kur i sheh sportistët, që vetë i ka ndërtuar, në majë të podiumeve. “Po, po më pëlqen. Është sfidë. Më bën personin që jam. Shumë njerëz më thonë që të mos shkoj më në gara pasi kam fituar çdo gjë. Por, ky nuk jam unë. Do ta bëj këtë deri në fund të jetës. Nuk e di deri në çfarë niveli, por ky jam unë, ky është personaliteti im”, ka deklaruar Kuka në intervistën shumë të gjatë. Kosova ishte e dyta në renditje pas Japonisë në Lojërat Olimpike “Tokio 202”. Por është meritë e Tonit që Kosova tani njihet nga të gjithë. “Ajo që kam bërë me tri kampione olimpike, nuk mund ta bëj më. Duhet të gjej rrugë të re”, ka pranuar Kuka. Metodologjia mund të evoluojë, por jo edhe standardi. “Kjo është rruga ime e punës. Kjo është rruga se si fitojmë medalje dhe sa të jem unë trajner, do të punojmë kështu”. Vëmendja e Driton Kukës do të jetë për në Lojërat Olimpike 2028.

Burimi: Koha