Kongo shokon Portugalinë e Ronaldon

0%

Shpërndaje në: Përfaqësuesja e Kongos ka dhuruar paraqitje impresive të mërkurën mbrëma në Houston të Teksasit dhe e ka shokuar superfuqinë evropiane të futbollit, Portugalinë. Portugalia dhe Kongo barazuan 1:1 në ndeshjen e parë të Grupit K. Cristiano Ronaldo, njësoj si Lionel Messi, pati paraqitje në Botërorin e gjashtë, por nuk la gjurmë. Joao Neves shënoi për Portugalinë në minutën e gjashtë, ndërsa Yoane Wissa shënoi për Kongon në minutën e pestë shtesë të pjesës së parë. Në pjesën e dytë munguan golat dhe të dyja përfaqësueset morën nga një pikë. Në këtë grup janë edhe Kolumbia dhe Uzbekistani.

Burimi: Koha