Shpërndaje në: Drenica ka njoftuar të mërkurën mbrëma për largimin e trajnerit Thomas Brdariq. Me trajnerin kroato-gjerman, Drenica e siguroi qëndrimin në Superligën e Kosovës pa barazh. Drenica përfundoi e gjashta me 50 pikë. “FC Drenica njofton opinionin publik, tifozët dhe sportdashësit se me marrëveshje të ndërsjellë është ndërprerë bashkëpunimi me trajnerin Thomas Brdariq. Klubi dëshiron ta falënderojë Thomas Brdariq dhe stafin e tij profesional nga Gjermania për kontributin, përkushtimin dhe punën e bërë gjatë periudhës së angazhimit të tyre në FC Drenica. Ju urojmë shumë suksese në vazhdim të karrierës së tyre profesionale dhe personale”, ka shkruar Drenica duke përmendur edhe Joti Stamatopoulos dhe Norman Becker, anëtarë të stafit të tij.
