KN Step superior, Besart Shala: Arritje që pasqyron rrugëtimin…

0%

Klubi i notit Step ka shënuar sukses në garën e madhe “Teuta Cup 2026’ duke u stolisur me titullin e kampionit. Ky sukses e bën të ndihet jashtëzakonisht mirë trajnerin e këtij klubit, Besart Shala. “KN Step shpallet kampion dhe unë Trajneri më i mirë. Titull që më jep nderë dhe përgjegjësi. Në një garë të fortë me 29 klube nga Shqipëria, Kosova, Turqia, Sllovenia dhe Maqedonia e Veriut, Klubi i Notit STEP arriti të shpallet Fitues i “Teuta Cup 2026’, Kampion Mbarëkombëtar, me gjithsej 123 medalje të fituara, prej tyre 52 të arta. Krahas kësaj, unë u vlerësova edhe me çmimin si Trajneri më i mirë. Arritje që pasqyron rrugëtimin, sakrificat, disiplinën dhe konsistencën në ndërtimin e ekipit kampion. Falënderoj Klubin e Notit STEP për besimin e dhënë dhe mbështetjen e vazhdueshme profesionale në punën time si trajner. Gjithashtu falënderoj sportistët për disiplinën, punën dhe çdo gram djersë të derdhur në pishinë. Ky sukses është plotësisht i tyre. Shpreh respektin tim maksimal për të gjithë kolegët trajnerë, punëtorët sportivë dhe klubet pjesëmarrëse. Mbesim me fokus te sfidat e radhës” , ka shkruar Shala.

Burimi: Bota Sot