“Fokus te partneriteti me Gjermaninë”/ Rama takon në Berlin ministren e ekonomisë në Bundestag, zbardhen diskutimet

0%

Nga Berlini, ku ndodhet në një vizitë me ftesë të komunitetit gjerman të biznesit, kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me Ministren Federale të Çështjeve Ekonomike dhe Energjisë së Gjermanisë, Katherina Reiche. Fokus i diskutimeve ishte thellimi i partneritetit ekonomik Shqipëri-Gjermani dhe qasja e Bashkimit Europian ndaj Ballkanit Perëndimor si një destinacion i ri investimesh. “Berlin, Gjermani. Në kuadrin e vizitës me ftesë të komunitetit gjerman të biznesit, ishte edhe takimi me Ministren Federale të Çështjeve Ekonomike dhe Energjisë së Gjermanisë, Katherina Reiche, ku në fokus ishte forcimi i mëtejshëm i partneritetit ekonomik mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, si edhe qasja e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor si një horizont i ri investimesh për sipërmarrjet europiane”, shkruan Rama.

Burimi: Bota Sot