Nedim Bajrami kaloi sezonin më të vështirë në karrierë. Me Rejnxhërsin mori vetëm 519 minuta në total dhe madje largimi i tij u bë çështje e kryer. Dani Rohl ishte trajneri që Bajramin nuk e kishte në plane. Rohl është larguar së fundmi nga klubi skocez. Rejnxhërs ka njoftuar se është arritur marrëveshja që karriera e 37-vjeçarit të vazhdojë te Red Bull Salzburg. Rejnxhërs nuk po gjen qetësi sa i përket stolit. Pasi e nisi sezonin me Rasëll Martin, drejtimin e mori Rohl. Dhe ky i fundit nuk i shkoi deri në fund kontratës, që u firmos deri në vitin 2028. Bajrami ndërkohë e ka të ardhmen në ajër. Klubi i Rejnxhërs duket gati për të pranuar oferta në drejtim të tij. EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL
