Barcelona pranon ofertë prej 100 mln eurosh për yllin e skuadrës

0%

Sipas raporteve në mediat spanjolle, Barcelona ka marrë një ofertë prej 100 milionë eurosh nga Arabia Saudite për Raphinhan. Sulmuesi brazilian, i cili ka kontratë deri në vitin 2028, nuk do të marrë vendim para përfundimit të Kupës së Botës, pasi dëshiron të mbetet i fokusuar te Brazili. Trajneri Hansi Flick e konsideron Raphinhan pjesë kyçe të skuadrës dhe dëshiron ta mbajë bë ekip, por situata financiare e klubit bën që oferta të merret seriozisht në shqyrtim. Raportohet po ashtu se Al Hilal dhe Al Nassr janë klubet më të interesuara për transferimin e tij..

Burimi: Bota Sot