Turku Kayra Kamer një hap drejt trofeut-fiton Nderim Saraçi, remizojnë Korab Daraçi e Endrit Uruçi

0%

Garat e Turneut Ndërkombëtar i shahut “Prishtina Open 2026” që po zhvilllohen në Hotelin Venus në Prishtinë tashmë kanë hyrë në fazën përfundindmtare. Të martën, më 16 qershor në program ishin takimet e xhirosë së 7-të. Në takimin kryesor të zhvilluar ndërmjet IM Kayra Kamer të Turqisë dhe CM Sebastian Bogner nga Zvicëra, fitore ka shënuar shahisti turk dhe ka bërë një hap drejt trofeut. Korab Saraçi që luajti me figura të bardha për kundërshtar pati Mjeshtrin Ndërkombëtar nga Turqia, Emirhan Tarlabasi. Ky takim përfundoi me remi. Pas disfatës që pësoi në xhironë e shkuuar, Kryemjeshtri nga Ukraina Vitaliy Bernadskiy i kthehet fitores kundër Kryemjeshtrit gjerman, Laurin Perkampus. Në tabelën e katërt, Rama Rama për kunërshtar pati Kryemjeshtrin kroat, Mladen Palac. Siç edhe është pritur Palac me përvojën e tij , por edhe të një cilësie më të lartë ai shënoi fitore ndaj Ramës dhe gjendet në pjesën e sipërme të renditjes. Në përballjen e shahistëve nga Kosova, Mjeshtri Ndërkomëtar, Nderim Saraçi ka shënuar fitore kundër Alban Kraniqit. Saraçi me këtë fitore ngjitet në pjesën e sipërme të renditjes së bashku me shahistët e shteteve të tjera. Mjeshtri ynë i FIDE-së, Endrit Uruçi ka remizuar me Kryemjeshtrin kroat, Bogdan Lalic që mund të konsiderohet paraqitje e suksesshme dhe tejet dnjitoze. Xhiroja e 7-të, e martë, //. Përballjet kresore: 1. Kayra Kamer-Sebastian Bogner 1-0 2.Korab Saraçi-Emirhan Tarlabasi ½ – ½ 3. Laurin Perkampus-Vitaliy Bernadskiy 0-1 4. Mladen Palac-Ramë Rama 1-0 5. Alban Krasniqi-Nderim Saraçi 0-1 6.Alper Tezcan-Ergit Ramaj 1-0 7.Ozsakallioglu-Bugra Karademir ½ – ½ 8.Ataberk Eren-Alaudin Shtavica 1:0 9.Bogdan Lalic-Endrit Uruçi ½ – ½ 10.Daniel Fischer-Ahmet Jusufi 1-0.

Burimi: Bota Sot