Futbollisti Michael Olise ka fituar çmimin ”Man of the Match” në ndeshjen Francë – Senegal. Trekolorët shënuan fitore me rezultat 3:1, me dy gola të shënuar nga Kylian Mbappe dhe një nga Bradley Barcola. Por ”motorri” i Francës padyshim që ishte Olise. Anësori i Bayern Munich ishte spektakolar sonte, duke dominuar fushën. Statistikat e Olises ishin të frikshme, ku ishte më meritori te goli i parë, pasi asistoi për mrekulli te Mbappe. Ai kishte 100% saktësi në pasime, 14 kalime ndaj kundërshtarëve, gjashtë duele të fituara, katër shanse të krijuara, dhe dy driblime të suksesshme.
Burimi:
Bota Sot
