Kylian Mbappe ka thyer dy rekorde të reja. 26-vjeçari sonte shënoi dy gola në fitoren 3:1 të Francës ndaj Senegalit në Kupën e Botës, duke u bërë golashenuesi më i mirë në kombëtaren franceze. Sulmuesi i Real Madridit arriti në 58 gola, duke thyer rekordin e Olivier Giroud. Në anën tjetër, Mbappe me dy gola, arriti shifrën prej 14 golave të shënuar në Kupën e Botës, duke lënë prapa legjendën braziliane Pele me 12 gola dhe Lionel Messin me 13 gola. Ai tani synon të merr primatin e më të mirit në histori, të thyej rekordin e Mirosllav Kloses, i cili ka 15 gola të shënuar në Kupën e Botës.
Burimi:
Bota Sot
