Shpërndaje në: Selektori i Bosnjë-Hercegovinës, Sergej Barbarez, e respekton maksimalisht Përfaqësuesen e Zvicrës. Zvicra dhe Bosnjë-Hercegovina, të enjten nga ora , do të takohen në kuadër të Grupit B. Të dy përfaqësueset në ndeshjen e parë barazuan. Barbarez në një intervistë të martën për “Blick” deklaroi se Zvicra ka lojtarë të nivelit shumë të lartë. “Një ekip kombëtar shumë i fortë. Ka lojtarë që luajnë në një nivel të lartë, për klubet e mëdha evropiane. Zvicra me siguri do të jetë një nga kundërshtaret më të vështira në këtë turne. Ekipi ka një sistem serioz, lojtarë me cilësi dhe stabilitet që u mungon shumë ekipeve kombëtare. Zvicra është ekip serioz kombëtar evropian, i respektuar nga të gjithë”, ka thënë 54-vjeçari.
