Shpërndaje në: Sulmuesi Christian Pulisiq ka punuar i ndarë nga grupi në stërvitjen e fundit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pulisiq është duke u rikuperuar nga lëndimi në pulpë. Ai ishte zëvendësuar pas pjesës së parë në fitoren 4:1 të SHBA-së kundër Paraguait. Përzgjedhësi i SHBA-ve, Mauricio Pochettino, nuk ka dhënë shumë detaje kur u pyet se si është gjendja e 27-vjeçarit. “Mirë”, tha shkurt përzgjedhësi i amerikanëve. Ka shpresë që Pulisiq të jetë gati për ndeshjen e së premtes kundër Australisë në Seattle.
Burimi:
Koha
