Sterling i ofrohet një klubi brazilian!

0%

Sterling i ofrohet një klubi brazilian! Sulmuesi anglez Raheem Sterling, i cili gjatë karrierës së tij ka luajtur për Manchester City, Liverpool, Arsenal dhe Chelsea, i është ofruar klubit brazilian CR Vasco da Gama.

Sipas raportimeve, drejtuesit e Vasco da Gamës kanë marrë mundësinë për të shqyrtuar transferimin e 31-vjeçarit, i cili po kërkon një destinacion të ri për të vazhduar karrierën. Për momentin nuk ka bisedime të avancuara apo marrëveshje mes palëve, ndërsa mbetet të shihet nëse klubi brazilian do të vendosë të ndërmarrë hapa konkretë për afrimin e Sterlingut.

Burimi: Bota Sot