Ramadani pas shortit: Kemi kohë ta analizojmë kundërshtarin

0%

Kryetrajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, ka komentuar shortin e Champions League kundër Kauno Žalgiris, duke pranuar se nuk e njeh ekipin lituanez, por premtoi përgatitje maksimale. “Një ekip që nuk e njohim, por kemi kohën e duhur për ta përcjellë kundërshtarin dhe për ta përgatitur ekipin tonë në mënyrën më të mirë për t’u përballur me këtë ekip. Një përparësi e shoh te kundërshtari, sepse atje luhet kampionati dhe padyshim që ata janë në një formë më të mirë se ne, mirëpo kur bëhet fjalë për këtë kompeticion, ndonjëherë edhe freskia është shumë e mirë.” Ai shtoi se avantazhi i vetëm i rivalëve është se kampionati i tyre është në zhvillim e sipër, por freskia e Dritës mund të bëjë diferencën.

Burimi: Bota Sot