BQK nënshkruan memorandum me Bankën Qendrore të Emirateve

0%

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka njoftuar se ka nënshkruar një memorandum Mirëkuptimi me Bankën Qendrore të Emirateve të Bashkuara Arabe (CBUAE) që synon forcimin e bashkëpunimit institucional dhe shkëmbimin e ekspertizës në sektorin financiar ndërmjet dy vendeve. Marrëveshja u nënshkrua në Abu Dhabi nga guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, dhe guvernatori i Bankës Qendrore të Emirateve, Khaled Mohamed Balama. Sipas komunikatës së përbashkët, memorandumi parasheh avancimin e bashkëpunimit në fushat e mbikëqyrjes dhe rregullimit financiar, politikës monetare, teknologjisë financiare, stabilitetit financiar…. Një nga aspektet e veçanta të marrëveshjes është edhe shkëmbimi i përvojave në fushën e bankimit me parime islame, krahas mbrojtjes së konsumatorëve financiarë, edukimit financiar, mbikëqyrjes bankare, sistemeve të pagesave dhe luftimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Guvernatori i Bankës Qendrore të Emirateve, Khaled Mohamed Balama, tha se memorandumi vjen në një periudhë transformimesh të shpejta në sektorin financiar global dhe synon të forcojë bashkëpunimin ndërmjet institucioneve mbikëqyrëse përmes shkëmbimit të njohurive dhe praktikave më të mira. Ndërkaq, guvernatori Ahmet Ismaili e cilësoi këtë si moment historic për BQK-në dhe Republikën e Kosovën nënshkrimin e memorandumit të parë të këtij lloji ndërmjet dy institucioneve, duke theksuar se ai përfaqëson do të ndikojë në zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe modernizimin e sektorit financiar të vendit Sipas tij, marrëveshja do të kontribuojë në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe përafrimin e mëtejshëm me standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.

Burimi: Bota Sot