Policia e Kosovës është duke e trajtuar një rast të zhdukjes së dy personave, pasi një grua ka raportuar se vajza dhe djali i saj janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tyre. Sipas raportit policor, ankuesja e ka njoftuar Policinë më , duke bërë të ditur se dy fëmijët e saj ishin larguar nga shtëpia. Ndërsa rasti lidhet me ngjarjen e datës , rreth orës , në Prizren.
“Pas verifikimit dhe sipas deklarimit të ankueses personat në fjalë janë recidivist të veprës së njëjtë pasi që edhe herë të tjera janë larguar nga shtëpia” , thuhet në raport . Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa hetimet po vazhdojnë nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës.
