Interi dërgon ofertën e parë për transferimin e yllit të Liverpoolit

0%

Interi ka shfaqur vendosmëri për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Liverpool, Curtis Jones, duke bërë një ofertë fillestare prej 20 milionë eurosh. Sipas raportimeve të Gazzetta dello Sport , gjigantët e Serie A kanë paraqitur këtë ofertë për mesfushorin anglez, i cili prej kohësh është në listën e dëshirave të klubit nga Milano. Interi kishte tentuar ta transferonte edhe gjatë afatit kalimtar të janarit, por pa sukses. Jones ka kontratë me Liverpoolin deri në qershor të vitit 2027, megjithatë raportohet se mesfushori 25-vjeçar është i hapur për një kalim në Itali, madje thuhet se edhe disa sinjale nga bashkëlojtarët e tij kanë lënë të kuptohet një largim i mundshëm. Megjithatë, oferta e parë e Interit mbetet nën kërkesat e klubit anglez, pasi Liverpooli vlerëson lojtarin rreth 30 milionë euro. Interi është i vetëdijshëm se do të duhet të rrisë ofertën për të mbyllur marrëveshjen, por klubi italian synon të vazhdojë negociatat në ditët në vijim, me qëllim që të fitojë garën për mesfushorin dhe t’i sigurojë trajnerit Cristian Chivu përforcimin e parë të verës./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi