Egnatia nuk ka të ndalur me afrimet në merkato. Me kampionët është bashkuar së fundmi edhe ish-mbrojtësi i Vllaznisë, Andrei Jago. 28-vjeçari bashkohet me Egnatian, pas një sezoni të rëndësishëm me fanellën kuqeblu, ku regjistroi 37 ndeshje dhe 2775 minuta në fushë, duke konfirmuar statusin e një prej futbollistëve më të qëndrueshëm të ekipit. Tek Egnatia po punojnë për të ndërtuar një skuadër sa më konkurruese për sfidat europiane.
Burimi:
Bota Sot
