Dy raste të kontrabandës me mallra zbulohen në Ranilluk, konfiskohen produkte ushqimore dhe birrë Policia e Kosovës ka zbuluar dy raste të ndara të kontrabandës me mallra në fshatin Kormnjan të Ranillukut, ku janë konfiskuar produkte ushqimore dhe sasi e konsiderueshme birre që dyshohet se ishin futur në mënyrë të paligjshme.
Sipas Policisë, të dy rastet janë evidentuar më 31 korrik rreth orës , kur janë ndaluar për kontroll dy automjete me targa të Serbisë, të drejtuara nga shtetas të Kosovës.
Gjatë kontrollit në rastin e parë janë gjetur mallra ushqimore pa dokumentacion përcjellës, ndërsa në rastin e dytë janë sekuestruar 340 litra birrë, po ashtu pa dokumentacionin e nevojshëm dhe të dyshuara si mallra kontrabandë. Automjetet dhe mallrat e konfiskuara i janë dorëzuar Doganës së Kosovës për procedura të mëtejshme.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rastet do të trajtohen sipas procedurave ligjore.
