Shpërndaje në: 12 shtete të NATO-s pritet të shpenzojnë më shumë se 50 miliardë dollarë në 10 vjetët e ardhshme për raketa me rreze të gjatë, për të mbrojtur Evropën. Projekti i njohur si “Goditja e thellë precize” pritet të diskutohet më vonë të mërkurën në samitin që NATO-ja po e mban në Ankara.
E planifikuar si një prej mbrojtjeve më të forta të NATO-s, këto armë kanë mundësi që të godasin caqet deri 300 kilometra larg. Sipas kryeministrit të dorëhequr britanik, Keir Starmer, iniciativa “do të ndihmojë evropianët të mbajnë NATO-n e sigurt edhe për vite të tëra”. Ky projekt nuk pritet të finalizohet deri në vitin 20230.
Në qershor, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, pati njoftuar se SHBA-ja do të rishikojë praninë e forcave amerikane në Evropë. Presidenti Donald Trump e ka përsëritur disa herë se dëshiron që anëtarët e NATO-s të shpenzojnë deri 5 për qind të bruto produktit të brendshëm në mbrojtje dhe siguri deri më 2035.
