11 orë pengmarrje në një market në Gjermani, neutralizohet autori

0%

Një pengmarrjeje në një supermarket në Gjermani përfundoi pa viktima pasi një arkëtare u mbajt peng nga një person për më shumë se 11 orë. Kjo u bë falë ndërhyrjes së policisë që sulmoi ndërtesën në Berlin të shtunën në mëngjes. Autori i krimit u arrestua dhe arkëtarja u lirua. Sipas BILD, burri u neutralizua dhe u nxor me barelë. Autori dhe arkëtarja njiheshin më parë me njëri-tjetrin.

Ngjarja filloi të premten në mbrëmje kur burri hyri me forcë në ndërtesë. Gruaja u dërgua në një vend të sigurt me shoqërimin e disa oficerëve të policisë dhe u largua nga dyqani. Sipas policisë, si viktima ashtu edhe autori kanë mbetur të plagosur.

Burimi: Bota Sot