Shpërndaje në: Milani ka konfirmuar transferimin e sulmuesit të Portugalisë, Gonçalo Ramos. Portugezi me Milanin ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2031. Ramos i bashkohet Milanit nga skuadra franceze, Paris Saint-Germain. Ramos i ka kushtuar rreth 80 milionë euro ekipit kuqezi.
Ramos me Parisin ka fituar tre tituj të Ligue 1, Dy Kupa të Francës, dy Liga të Kampionëve dhe një Superkupë të Evropës. Ai në 131 paraqitje ka shënuar 45 gola. Ramos po paraqitet për Portugalinë në Kupën e Botës. Për Portugalinë luan nga viti 2022.
